-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të arrestuar në Fier, 61-vjeçari prej kohësh në kërkim

Kryesoret

Kujtim Laliçi, 61-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim për mashtrim, është arrestuar ditën e sotme.

Ai ishte dënuar me 1 vit e 8 muaj burg.

“Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, kapën shtetasin e shpallur në kërkim Kujtim Laliçi, 61 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 24.03.2021, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, ka njoftuar policia

Po ashtu në pranga është vënë dhe një 49-vjeçar nga Levani për vjedhje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. C., 49 vjeç, banues në Levan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur materiale metalike të urës mbi lumin Vjosa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale,” është njoftuar nga policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit