Ish konkurrenti i Big Brother Vip, Ilir Shaqiri ka kurorëzuar dasmën e tij me Emanuela Morini.
Dasma është organizuar buzë detit në Durrës. Mësohet se të ftuarit kryesor kanë qenë thuajse të gjithë banorët e BBV dhe disa miq të tjerë të çiftit, Arbër Sulstarova me partneren e tij, Ardit Çuni, Sheila Haxhiraj, Meridian Ramçaj, Arjola Demiri, Valon Shehu ishin pjesë e festës.
Por ajo që u vu re ishte mungesa e mikut të tij Sabianit, i cili nga postet e publikuara në Instagram la të kuptonte se ishte me familjen e tij në Dhërmi.
