-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kharkiv i shkatërruar, Zelensky me dorë të hekurt, shkarkon shefin e sigurisë

Kryesoret

Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë është shkatërruar masivisht si pasojë e sulmeve ruse, të cilat kanë nisur që prej 24 shkurtit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hequr shefin e sigurimit në Kharkiv, pasi sipas tij “ai nuk ka punuar për mbrojtjen e qytetit”.

Udhëheqësi i Kievit e bëri të ditur në fjalimin e tij të mbrëmjes në Telegram. Sipas asaj që u shpjegua, shefi i sigurimit “që në ditët e para të luftës” ka menduar “të kujdeset për interesat e tij”.

Zelensky vizitoi trupat në frontin e qytetit të Kharkiv dhe pranoi se “kushtet në Donbas janë jashtëzakonisht të vështira”.

Ndërkohë shërbimi i rojës kufitare ukrainase raporton bombardime të rënda ruse në rajonet e Sumy dhe Chernihiv Oblast. Sipas ushtrisë së Kievit, rusët bombarduan dy rajonet veriore 10 herë sot.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit