Gjatë një aksioni kundër drogë në Dukagjin kanë mbetur të plagosur dy policë, të cilët për shkak të terrenit të vështirë kanë rënë në një humnerë.
Ditën e djeshme u raportua vetëm për një efektivë të plagosur, por sot nëpërmjet një statusi të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, është mësuar se kanë qenë dy efektivë të cilët janë nxjerr nga vendngjarja falë forcave speciale të kosovës.
“Mirënjohje dhe falënderime efektivëve të Misionit të KFOR në Kosovë për mbështetjen që u dhanë efektivëve tanë të Forcave të Armatosura në aksionin e shpëtimit të jetës së dy punonjësve të policisë, që u aksidentuan në zonën malore të fshatit Shosh, në Dukagjin. Për shkak të terrenit mjaft të vështirë që pamundësonte tërheqjen e sigurt të të plagosurve, në ndihmë të helikopterit të FA EC-135 (ZA-XHB), misioni i NATO-s dërgoi helikopterin Black Hawk. Shërim të shpejtë dy punonjësve të policisë!” është shprehur Peleshi.