Nënkryetari i LSi-së, Petrit Vaisli është shprehur se deputetët e opozitës kanë propozura disa projektligje në Parlament, por prej kohës ato janë bllokuar nga Rama.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Vasili ka treguar se deputet e LSI-së kanë propozuar një projektligj për ndryshimin e Kodit Penal për tubimet dhe protesta dhe një tjetër për uljen e çmimit të naftës, por të dyja këto çështje nuk janë marr kurrë në shqyrtim nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Sipas tij, në Kuvend shkojnë vetëm ligjet që janë urgjente për Ramën dhe xhepat e tij.
“Deputetet e LSI kane depozituar ne Kuvendin e Shqiperise prej muajsh dy Projektligje shume te rendesishme.
Nje Projektligj per ndryshimin e Kodit Pensl per Tubimet ne zbatim te Vendimit te Gjykates Kushtetuese.
Si dhe nje Projektligj per Cmimin e Naftes duke pezulluar Taksen e Qarkullimit dhe te Karbonit.
Projektligji i pare permbush Vendimin e Gjykates Kushtetuese qe shfuqizoi ne Kodin Penal ndalimin per zhvillimin e protestave pa lejen e policisë.
Qindra qytetare, qe kane protestuar, po vuajne padrejtesisht pasojat ne qindra e qindra procese gjyqesore politike te montuara dhe ne sherbim vetem te rilindjes dhe abuzimeve te saj me te drejtat e qytetareve dhe lirite e tyre.
Rilindja ne Parlament e bllokon qellimisht me muaj te tere, sepse i intereson te mbaje qytetaret nen kercenim, ti mbaje me procese te hapura me qellimin e vetem per te dekurajuar protestat e qytetareve kur atyre ju dhunohen te drejtat e ju rrembehet prona dhe liria nga rilindja,” ka shkruar Vasili.