Kuvendi i Shqipërisë ka nderuar sot kujtimin e ish-presidentit Bujar Nishani me një minutë heshtje.
Ish-kreu i shtetit nga 2012-2017 ndërroi jetë dy ditë më parë në një spital në Gjermani ku u dërgua për kurim, pasi virusi COVID-19 e la me pasoja.
Në ditët në vijim trupi i Bujar Nishanit pritet që të transportohet nga Gjermania në Tiranë për t’u përcjellë në banesën e fundit me ceremoni zyrtare.