Dita e hënë e 30 majit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, priten reshje të dobëta dhe deri lokalisht mesatare në shumicën e qarqeve.
Në qarqet Fier dhe Vlorë reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata
Era parashikohet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 17 / 25 °C, në vendet e ulëta 15 / 27 °C dhe në vendet malore 8 / 23 °C.









