Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në kufirin e gjelbër pranë Kosturit.
Janë vënë në pranga një 21-vjeçar dhe një 44-vjeçar.
Gjatë kontrollit, 21-vjeçarit iu gjeten dhe sekuestruan 1 pistoletë, 8 fishekë, 2 krehra, 1 thikë dhe 5.8 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis. Ndërkohë 44-vjeçarit iu sekuestrua vetëm 16 gramë kanabis sativa.
Dosja në ngarkim të dy shqiptarëve pritet të dërgohet në Prokurorinë e Kstorisë për veprime të mëtejshme.