Dy administratorë subjektesh private për montimin e kondicionerëve dhe kaldajave janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Chiller” në Tiranë.
Të arrestuarit janë; A. L., 48 vjeç, dhe I. D., 59 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në kërkim u shpallën D. M., 60 vjeç, banues në Pukë, dhe V. M., 47 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë këta persona në subjektet që administrojnë, kanë kryer shkelje për punimet që janë kryer në godinën e një institucioni, konkretisht në sistemin e kondicinimit dhe të kaldajës, të cilat kanë rezultuar me defekt dhe jashtë përdorimit pasi janë instaluar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, për veprime të mëtejshme procedurale.