-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan diskuton planet e pushtimit të Turqisë në Siri me Putin-in

Kryesoret

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka diskutuar operacionin e planifikuar ushtarak të Ankarasë në Sirinë veriore dhe luftën në Ukrainë me presidentin rus Vladimir Putin.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Associated Press”, duke cituar zyrën e shtypit të Erdogan-it.

Ditët e fundit Erdogan ka thënë se Turqia do të nisë një inkursion ndërkufitar.

Kjo, kundër militantëve kurdë në Siri për të krijuar një zonë mbrojtëse 30 kilometra të thellë.

Ai i tha Putin-it gjatë telefonatës se zona kufitare ishte rënë dakord në vitin 2019, por nuk ishte zbatuar, sipas presidencës turke.

Gjatë të njëjtës periudhe, Ankaraja kreu një operacion kundër Njësive të Mbrojtjes së Popullit, ose YPG.

Rusia, regjimi sirian dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë trupa në rajonin kufitar.

Turqia e konsideron YPG-në si një grup terrorist të lidhur me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK.

Kjo e fundit, ka zhvilluar një kryengritje kundër Turqisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit