B.B 29 vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së hënës nën dyshimin se kryer veprën penale “ Vrasje në tentativë”.
Arrestimin e tij e kanë bërë hetuesit policor të Stacionit Policor në Vushtrri.
I dyshuari mbrwmw rreth orës 21:35, në rrugën “Hamdi Kransniqi” në Vushtrri, ka shtënave me armë zjarri ku ka lwnw tw plagosur viktimën V. F., 25 vjeçar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Lidhur me veprën penale, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e llojit (pistoletë) dhe katër gëzhoja.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale “ Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”