Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia në Pogradec pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.
POGRADEC– Një 49-vjeçar me iniciale E.D ka rënë në pranga të policisë, pasi ushtronte dhunë ndaj fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, 47-vjeçares me iniciale N.H
Arrestimi i 49-vjeçarit u bë në lagjen nr.2, dhe mbi të rëndon akuza “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.