24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO / Dhunë dhe festë në Rrogozhinë, Egnatia mbetet në elitën e futbollit shqiptar

Kryesoret

Egnatia do të jetë pjesë e Abissnet Superiore edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa ka fituar bindshëm me rezultatin 2-0 ndeshjen e “Play Off-it” ndaj Korabi në “Egnatia Arena”.

Megjithatë, ky takim u mbyll me një sherr masiv mes lojtarëve dhe stafeve të të dyja skuadrave. Një ndërhyrje në dukje e ashpër e Jackson ndaj kundërshtarit ka nxitur një përplasje masive të patolerueshme mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Lojtarët miq nuk ka pritur vendimin e kryesorit duke reaguar dhunshëm ndaj kundërshtarit. Në këtë moment kanë ndërhyrë edhe futbollistët e Egnatias, me situatën që doli jashtë kontrollit për disa minuta.

Hamiti çuditërisht në fund u mjaftua me vetëm dy kartonë të verdhë, nga një për secilën skuadër. Për shkak të vonesës së krijuar nga përplasja masive, u luajt deri në minutën e 100-të, por nuk pati ndryshim rezultati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit