Sot në fshatin Carrabeg të komunës së Deçanit, një 27-vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, i cili njoftoi se viktima është gjetur nga familjarët e tij.
Sipas Gashit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe më pas mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.