Ukraina mori një fitore të rëndësishme përballë Skocisë në Glasgou, në sfidën gjysmëfinale të “playoff”-it të Botërorit “Katar 2022”.
Sfida u mbyll me shifrat 1-3, me skocezët që u zgjuan vetëm pas golit të dytë, por që nuk arritën dot të barazonin.
Me këtë fitore Ukraina kalon në fazën finale të “playoff”-it të Botërorit, ku do të ketë përballë Uellsin.
Kjo ndeshje dhe ajo finale që të çon në Botërorin e Katarit ishin parashikuar të luheshin më herët, por u shtynë për shkak të luftës që nisi në Ukrainë më 24 shkurt dhe që vazhdon ende në lindje të vendit.