Policia e qytetit të Elbasanit, në bashkëpunim me forcat Shqiponja dhe forcat Operacionale, kanë ngritur disa postblloqe gjatë mbrëmjes së të enjtes në rrugët e këtij qyteti.
Synimi i policisë është kapja e personave, të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me xhama të zinj të pacertifikuar, apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur.
“Kontrolle të befasishme në Elbasan nga të gjitha strukturat e DVP-së, për rritjen e parametrave të sigurisë.
Policia e Elbasanit, Forcat e Posaçme Shqiponja, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme, Policia Rrugore, kontrolle të befasishme në qytet për kapjen e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me xhama të zinj të pacertifikuar, apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur.
Kontrollet e befasishme vijojnë në të gjithë qarkun”, njofton policia.