Në selinë e PD-së anëtarët e këshillit kombëtar pasditen e sotme kanë zgjedhur sekretarin e ri të përgjithshëm, dy n/kryetarët dhe sekretariatet. 207 anëtarë kanë hedhur votën, mes tyre edhe Sali Berisha i buzëqeshur dhe si gjithmonë me dy gishtat lart.
Kandidatët për sekretarë të përgjithshëm të PD-së:
Flamur Noka
Arben Ristani
Kandidatët për n/kryetarë të PD-së
Oerd Bylykbashi
Luçiano Boçi
Belind Këlliçi
Agron Shehaj
Kandidatët për sekretariatin
Sekretar Organizativ; kandidatë Ervin Minarolli dhe Aurel Bylykbashi
Sekretar për marrëdhëniet me Publikun; kandidatë Jola Hysa dhe Sara Bode
Sekretar për Diasporën; kandidatë Tritan Shehu dhe Lorenc Luka
Sekretar për Pushtetin Vendor; kandidatë Ylli Asllani dhe Dashi Aliko
Sekretar për të Drejtat e Njeriut; kandidatë Elda Hoti dhe Bislim Ahmetaj
Sekretar për Transparencën dhe për Pronat ; kandidatë Ledina Mandija dhe Andja Pustina
Sekretar për Integrimin Evropian; kandidatë Edmond Spaho dhe Lediana Fratari
Sekretar për Forumin Rinor; kandidatë Ilirjana Kuçana dhe Megi Balliu
Gjykatëse e partisë; kandidatë Endira Bushati dhe Adriana Kalaja