Procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës është drejt fundit. Prej orës 17:00 vijon mbledhja e Kryesisë së PS-së.
Socialistët kanë qenë diskretë duke mos bërë publik emrin e kandidatit për president, deri në miratimin e tij nga Kryesia.
Një nga emrat më të lakuar dhe potencialë sipas burimve të “5pyetjet.al” nga selia e PS-së është Ardian Dvorani.
Socialistët shprehën zhgënjimin për dështimin e negociatave me opozitën. Në raundin e katërt presidenti i ri mund të zgjidhet vetëm me 71 vota.