-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

7 të arrestuar për kokainë dhe plagosje, zhduket vajza 14-vjeçe në Tiranë

Kryesoret

Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale; kokainë, vjedhje, plagosje, etj. Gjithashtu një 14-vjeçare është zhdukur. Prindërit kanë denoncuar rastin duke kërkuar ndihmë në polici.

“E. D., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policië, shtetasit E. D. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës; 

-E. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. D., 19 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-I. L., 62 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

-B. M., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;

-S. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Spëcialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. Q., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, shtetasen E. B., 23 vjeçe.

Më datë 03.06.2022, shtetasi A. M., 39 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur, shtetasja A. M., 14 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Më datë 03.06.2022, shtetasja S. I., ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më bashkëshorti i saj, shtetasi A. I., 33 vjeç. Punohet për gjetjen e tij” mbyllet njoftimi i policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit