Mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë një person rreth 50-vjeç është gjetur nga kalimtarët pa shenja jete. Viktima ende nuk është identifikuar.
Policia njofton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.