-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutimi mafioz në Shkodër, sa killera ishin, çfarë thanë dëshmitarët, po kamerat?

Kryesoret

Të paktën 2 persona morën pjesë në vrasjen e Naim Bajrit mëngjesin e së premtes në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër. Autorët ende të paidentifikuar sapo u afruan tek kafja ku ndodhej 68-vjeçari, tregtar peshku së bashku me punëtorin e tij, njëri prej tyre ka zbritur nga makina e më pas ka hapur zjarr.

Teksa janë siguruara se kanë ekzekutuar 68-vjeçarin, atentatorët janë larguar në drejtim të zonës së Livadheve në Kiras ku kanë djegur dhe makinën tip Benz.

Itinerari i përshkruar prej tyre është fiksuar dhe nga kamerat e sigurisë në zonë, të cilat tashmë janë në duart e hetuesve.

Hakmarrja për shkak të përplasjeve të vjetra është pista ku janë përqëndruar hetuesit. Viktima Naim Bajri nuk rezulton me të shkuar kriminale, por djali i tij i vrarë në vitin 2001 dhe lidhja me fisin Bajri kanë shtyrë hetuesit të dyshojnë se vrasja lidhet me përplasjet e vjetra që ka ky grup në qytetin e Shkodrës.

Në polici për ngjarjen janë shoqëruar dhjetra persona por deri në këtë fazë ende nuk ka asnjë të dhënë me vlerë që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së 68-vjeçarit, Naim Bajri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit