Deputeti i PD-së, Luan Baçi është ka reaguar në lidhej me kandidimin e Bajram Begajt për kreun e ri të shtetit.
Baçi është shprehur se Rama që në takimin e parë e ktheu atë në ushtar të tij.
“Akoma nuk eshte votuar, nuk ka dhene doreheqjen nga shef i shtabit te ushtrise, nuk i eshte dekretuar doreheqja nga presidenti aktual i Republikes, gje qe eshte e domosdoshme, qe te kaloj per votim, por qe dhe po nuk u be, Balla e ka gjetur “zgjidhjen”, te komisioni i ligjeve!
Gjithesesi, Rama i thot, hajde zoti President, te dua shume zoti president, e ben fakt te kryer, qe ta mbaj mend mire presidenti, se kush po e bën President.
Ndersa” Presidenti” me ze te dridhur nga emocionet dhe mirenjohja e pakufishme, qe ka per shefin e tij, i mallengjyer nga kjo surprize e bere nga i gjithefuqishmi, perserit duke belbezuar, pa kuptim dhe pa u ndalur!
Faleminderit zoti Kryeminister! Faleminderit zoti Kryeminister!” ka shkruar Baçi.