-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Staroviç: Kosova i ka numrat për anëtarësim në KiE, por Serbia do ta sfidojë

Kryesoret

Ndonëse matematika është në favor të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës duke i pasur dy të tretat e votave, Serbia do të angazhohet në mënyrë aktive për ta sfiduar këtë aplikim, ka thënë sekretari i shtetit në ministrinë e jashtme serbe, Nemanja Staroviç për tabloidet serbe.

Dorëzimi i aplikimit për anëtarësim në Këshill të Evropës, sipas tij, ishte “shkelje e Marrëveshjes së Uashington-it”, përkatësisht pikës së moratoriumit një-vjeçar, megjithëse një pikë e tillë me kohë ka skaduar për vetë faktin se ishte vetëm një-vjeçare.

Sipas zyrtarit serb shqyrtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatën ndërkombëtare në fjalë do të merr më së paku një vit kohë.

“Ministri Nikolla Selakoviç i dorëzoi Presidentin Aleksandër Vuçiç katër nota diplomatike të cilat i kemi arritur për një kohë shumë të shkurtër, përmes të cilve katër shtete tjera tërheqin njohjen e Kosovës”, ka thënë ai.

Ndonëse çnjohja si koncept fare nuk ekziston, ky ministër thotë se “22 shtete e kanë çnjohur Kosovën” nga 117 njohje ndërkombëtare sa gëzon Kosova.

Reagimet e Serbisë ndaj Kosovës, Staroviç thotë se “do të jenë proporcionale”.

Kosova zyrtarisht ka dorëzuar aplikimin e saj në Këshillin e Evropës gjë që ka zgjuar fushatën e kahershme serbe për çnjohje të Kosovës, kryesisht në vendet afrikane.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pyetur rreth këtyre katër shteteve që pretendohet se kanë çnjohur Kosovën është përgjigjur se “nuk është gjë e mençur t’i bëjmë të ditur emrat e tyre”.

Kosova dhe Serbia në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington në prani të ish-presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump, ishin zotuar mes tjerash edhe për një moratorium njëvjeçar ku Kosova do të pauzonte nga aplikimi në organizata ndërkombëtare dhe Serbia do ta ndalte fushatën e saj për çnjohje të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit