-sidi education-spot_img
29.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në burg për pronat! I vihet flaka zyrës së noterit në Sarandë, Manja i pezullon licencën

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm është djegur zyra e noterisë në Sarandë në pronësi të Aleko Anagnostit. Noteri është në arrest me burg me afat 45 ditor për tjetërsimin e pronave në Sarandë. Zjarri dyshohet i qëllimshëm për të djegur gjithcka brenda ose një mesazh që të mos flasë.

Ministria e Drejtësisë i pezullon Licencën noterit Aleko Anagnosti në Sarandë i prangosur për skandalin e tjetërsimit të lulishtes me letra të falsifikuar prej 10.230 m2.

Ministria ka nisur një auditim në të gjitha zyrat noteriale të Sarandës për të verifikuar praktikat që lidhen me shit-blerjen e pronave.

Dosja e pronave

Anagnosti është pjesë e dosjes ku janë përfshirë 10 zyrtarë, biznesmenë dhe qytetarë për tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 230 m2 tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës përmes një skeme falsifikimi duke ia dhënë dy biznesmenëve të cilët e shndërruan në truall për ndërtimin e një hoteli.

Sipërfaqja ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit ishte lulishte. Në krye të skemës ishte ish-drejtori i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola në kërkim, i cili ka mbajtur detyrën në vitet 2019-2020.

Në kërkim janë edhe dy vëllezërit biznemenë Behar dhe Bedri Muçobega.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit