Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e parë të këtij edicioni të Nations League në transfertë ndaj Islandës.
Edhe pse shumë larg nga vendi ynë, futbollistëve të Edy Reja-s nuk do t’i mungojë mbështetja e tifozëve edhe në këtë transfertë.
Pak orë para nisjes së ndeshjes, me dhjetëra tifozë kanë realizuar një foto nga Islanda me flamurin shqiptar, duke shprehur mbështetjen për kombëtaren.









