-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deklarata që bëri ambasadorin rus të braktisë Këshillin e Sigurimit

Kryesoret

Ambasadori i Rusisë në OKB është larguar nga një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi presidenti i Këshillit Evropian fajësoi pushtimin rus të Ukrainës për shkaktimin e një krize globale ushqimore.

Charles Michel tha se Rusia po përdorte furnizimet ushqimore si një “raketë” kundër botës në zhvillim, duke i detyruar njerëzit te rrinë në varfëri.

“Zoti Ambasador i Federatës Ruse, le të jemi të sinqertë, Kremlini po përdor furnizimet ushqimore si një raketë vjedhurazi kundër vendeve në zhvillim”, tha Michel gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork.

“Pasojat dramatike të luftës së Rusisë po përhapen në të gjithë globin dhe kjo po rrit çmimet e ushqimeve, duke i shtyrë njerëzit në varfëri dhe duke destabilizuar rajone të tëra”, theksoi Michel.

I dërguari rus Vassily Nebenzia akuzoi zotin Michel për përhapjen e gënjeshtrave.

Lufta me Rusinë ka bërë që ushqimet të bllokohen në portet e Ukrainës.

Ukraina është një eksportues i madh i vajit të gatimit, si dhe i drithërave si misri dhe gruri. Rusia gjithashtu eksporton sasi të mëdha drithërash, si dhe plehra. Mungesa e këtyre eksporteve ka bërë që çmimi i alternativave të rritet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit