-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i vendosur të vazhdojë me “Ballkanin e Hapur”: Korridori blu, në fazë të avancuar

Kryesoret

Pavarësisht deklaratës së një dite më parë të ministrit të Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, Kryeministri Edi Rama këmbëngul për të vazhduar me Ballkanin e Hapur.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se kanë hyrë në një fazë tjetër të planit ekonomik të investimeve kjo edhe falë rritjes së mbështetjes së BERZH.

“Pas këtij samiti do të shkoj në një tjetër samit të Ballkanit të Hapur në funksion të ecjes sa më shpejt të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve de shërbimeve dhe jetësimit të 4 lirive të BE

Këto 4 liri të lëvizjes së BE në Ballkanin Perëndimor janë ajo çka për ne është jetike, ajo çka për sigurinë në këtë rajon është jetike, ajo çka për paqen dhe zgjidhjen e konflikteve në këtë zonë të Evropës është jetik.

Nuk dua të zgjatem me projektet, por më vjen mirë që kemi hyrë në një fazë tjetër të planit ekonomik të investimeve dhe falë rritjes së mbështetjes së BERZH edhe falë një sinergjie shumë më të madhe brenda për brenda rajonit dhe një kuptimi më të thellë dhe konkret të domosdoshmërisë për të bashkuar këto forca në funksion të së ardhmes”, tha Rama.

Kryeministri u ndal gjithashtu edhe tek projekti i korridorit blu, duke theksuar se jane ne faze te avancuar. Ai deklaroi se BE duhet te mbështesë Malin e Zi sepse nëse segmenti që lidh Kroacinë me Shqipërinë përmes Malit të Zi do të mbetet i pazhvilluar, një pjesë e këtij korridori do të humbasë.

“Ne jemi një fazë të avancuar të korridorit blu. Është në rrugën e ndërtimit, segmente të tjera janë në fazën përfundimtare te tenderit ndërkombëtar dhe në harkun e këtij mandati të trete ne do të shikojmë frutet e këtij kantieri të madhe

Shpresojmë që BE të mbështesë Malin e Zi sepse nëse segmenti që lidh Kroacinë me Shqipërinë përmes Malit të Zi do të mbetet i pazhvilluar, një pjesë e këtij korridori do të humbasë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit