Një sherr ka ndodhur këtë të martë në Sarandë, ku një 43-vjeçar u qëllua me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra nuk ka arritur të mbijetojë.
Viktima Kledi Koka kishte marre plagë të thellë në mushkri dhe kishte humbur shumë gjak.
Menjëherë helikopteri nga Tirana u nis dhe mbërriti në Sarandë, por ai ndërroi jetë dhe është transportuar për në morg.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, Genti alias Jorgo Golemi, i cili rezulton i dënuar më parë në Greqi per “trafik droge” dhe ne Sarande per “prodhim dhe shitje te lendeve narkotike” dhe “mbajtje pa leje te armeve dhe municionit” pasi ne vitin 2006 u arrestua nga policia me 400 gram marijuanë, kapsolla detonatore dhe fitila zjarr përcjellës.
Mësohet se arsyeja e konfliktit midis Kokës dhe Golemit ishte për shkak te parkimit të një varke në limanin e Sarandës.
Sarandë/Informacion shtesë
Goditi me mjet prerës 43-vjeçarin, i cili ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra, vihet në pranga autori i dyshuar.
Në vijim të informacionit paraprak, përmes të cilit njoftuam se, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. G. goditi me mjet prerës, në kurriz, shtetasin K. K., 43 vjeç, sqarojmë se, si pasojë e plagëve të marra shtetasi K. K. ka ndërruar jetë.
Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit J. G.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika), me të cilën dyshohet se shtetasi J. G. ka goditur shtetasin K. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.