-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A ka folur Meta me Ramën dhe Berishën para firmosjes së dekretit të Begajt? 

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka folur për dekretin e tij për lirimin nga detyra të Bajram Begajt si sheh i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, duke i hapur rrugë votimit të tij si president.

Më duket një debat tërësisht absurd, megjithatë jemi në demokraci dhe çdo akt mund të kontestohet, por besoj se kam kryer detyrën time, që më takonte, në mënyrë që të mos pengoja parlamentin të ushtronte të drejtën e tij, raundin e katërt. Qëlloi që kandidati i propozuar kishte një pengesë për t’u shprehur Kuvendi dhe derisa u bë një kërkesë zyrtare nga qeveria dhe vetë kandidati, që kishte dhënë dorëheqjen nga pozita e shefit të Shtabit dhe kishte kërkuar të lirohej, pa dyshim që unë nuk kisha asnjë arsye që të mos i krijoja këtë mundësi”, tha Meta në emisionin “Open” në News24.

Për dekretin për Begaj, nuk kam pasur komunikim me Kryeministrin, por me ministrin e Mbrojtjes. Dekreti është hartuar ne Tirane dhe është firmosur ne Stamboll. Nga opozita nuk kam pasur komunikim me Berisha, por me Tritan Shehu”, shtoi Meta.

Më tej, Presidenti Meta tha se vonesa e këtij procesi, do të ndizte debate të tjera të panevojshme

“Kur bëhet fjala për të mbrojtur Kushtetutën e kam treguar shumë qartë, në rastin konkret, kjo vetëm se do ndizte debate të tjera të panevojshme, që nuk do ishin të mira as për institucionin e Presidentit, as parlamentin as për opinion në çdo rast dihej që do zgjidhej nga kjo maxhorancë, kjo gjë dihej. Së dyti Shqipëria sot është një vend që shkëlqen, sidomos e-albania…. Kandidati kërkon të lirohet nga detyra, ta mbash me pahir?! S’kam pritur asnjë proces normal, sepse s’ka pasur normalitet në çështje të tjera. Çfarë do zgjidhte në këtë rast vonesa? S’kam pasur asnjë komunikim me kryeministrin  por me ministrin e mbrojtjes, se është autor i kërkesës për lirimin nga detyra dhe ka pasur komunikim zyrtar, dhe dekreti nuk është bërë në Stamboll por në Presidencë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit