-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Parlament i neveritshëm, si dyqani i rrobave të Lindës

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se parlamenti çdo ditë e më shumë po del jashtë funksionit dhe se gjërat nuk po shkojnë siç duhen.

Ai ka treguar se gjërat janë tejet të neveritshme dhe se Kuvendi po drejtohet nga krimi dhe bandat.

“Ky parlament është më i neveritshmi nga këto 30 vite e fundit. Është i mbush me Duman dhe MegaBabagjyshër, me njerëz që vendin e kanë atje te Dumani. Ky parlament si kurrë më parë ka drejtimin më banal më anti-ligjor, shkurt funksionon si dyqani personal i Lindës, tek i cili shiten rrobat personale dhe unë do preferoja të rrija i zhveshur dhe mos të blija kurrë.

Nuk ka Kushtetutë që nuk shkel zonja për të mbrojtur Edi Ramën. Do mbetet famëzi sepse me votën e pseudomazhorancës, dorëzimin për herë të parë të të gjitha pushteteve. Ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor. Mbi të gjitha pyes veten se sim und të rri në një sallë me një njeri që e shndërroi Tiranën në Beogradin e vogël.

Ka rrethuar Kosovën me projektin ruso-serb. Një njeri që refuzon të njohë genocidin në Srebrenicë, nuk stepet përpara masakrës. Çdo ditë unë e pyes veten se sim und të rrij në një sallë me një njeri që ka interest serbe dhe antishqiptare. Kushdo që dëgjon këto vlerësime mund të pyesni, çfarë do ti Sali në Parlament. UInë do vij këtu se këta qeveritarë vetëm ju masshtrojnë. Këta ministra, me kkreun e tyre në çdo firmë që hedhin, vetëm ju vjedhin.” është shprehur Berisha

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit