Jorgo Golemi ka dal ditën e sotme para Gjykatës së Sarandës pas vrasjes me thikë të 43-vjeçarit Kledi Koka.
Gjykata e ka lënë Golemin në masën arrest me burg, por ky i fundit para trupit gjykues shfaqi pendesë për ngjarjen e ndodhur.
“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Jam i penduar thellë. Nuk mendova se çfarë do të ndodhte. Më mirë të kisha vdekur unë se sa shoku im. E kisha shok dhe mik” është shprehur ai.
Golemi dhe Koka patën një grindje në shëtitoren e Sarandës dhe ky i fundit mori goditje me thikë në shpinë, nga hemorragjia e madhe në mushkëri, ai ndërroi jetë gjatë operimit në spital