Gjatë aksionit të ndodhur sot në Elbasan nga Forcat RENEA, janë shoqëruar rreth 10 persona të cilit ishin me precedent të më parshëm penal, mes këtyre është kapur dhe Klement Xhaferi, i cili akuzohet për vrasjen e Pjetër Xhuvanit në zgje
Po të njëjtat burime konfirmojnë se ndaj Klement Xhaferrit ka më shumë se 1 muaj e gjysmë që çështja penale është mbyllur, pasi është vërtetuar se ai nuk ka qëlluar ditën që u vra mjeku psikiatër, dhe se nuk ka patur lidhje me ngjarjen.
Burimet bëjnë me dije se Prokuroria e Elbasanit ka administruar të gjitha pamjet filmike të momentit kur është vrarë Xhuvani, dhe ka arritur në konkluzionin se Xhaferri nuk ka patur lidhje me ngjarjen.
Xhaferri është shoqëruar teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij në qytetin e Elbasanit.