-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debat në Kuvend, Berisha: Rama shkelmoi viktimat e gjenocidit serb në Kosovë

Kryesoret

Çmimi i naftës dhe reagimi i shtetit ishin në qendër të debatit sot në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama është dakord në parim që bordet e transparencës që ka ngritur qeveria janë “komuniste”. Por qeveria justifikohet me krizën. Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se bordet janë shushunja që po u pinë gjakun qytetarëve duke kërkuar shkrirjen e tyre.

Bordet janë si shushunja që po u pinë gjakun, po u nxijnë jetën, po i fusin njerëzit në depresion në mënyrën më të pamëshirë vetëm për të mbrojtur qeverinë dhe oligarkët. Ai që ia mbathi, që nuk rri këtu dhe kjo zonja këtu (Lindita Nikolla) bëhet pazmore e tij duke shkelur rregulloren. Bordet janë institucione të së shkuarës komuniste” tha ai.

Më pas Sali Berisha u ndal te samiti i Ballkanit të Hapur që u zhvillua dje në Ohër duke akuzuar Edi Ramën se po mohon gjenocidin serb në Kosovë. “Shkon në Ohër dhe shkelmon mbi 12 mijë shqiptarët e Kosovës. Po ç’të drejtë ka ky të flasë në emër të të vdekurve në Kosovë, cfarë të drejte ka kryeministri i Shqipërisë, të krahasojë viktimat e gjenocidit serb me viktimat e agresorit në luftën e dytë botërore, po cfarë agresioni ka kryer Kosova. Ky bën gjithçka si skllav i Vuçiçit. Ai është arkitekt i gjenocidit me dogmat e tij. Pse i kërkohet Kosovës të mbështesë Ballkanin e Hapur?” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit