Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me intelektualët në qytetin e Elbasanit, deklaroi se PD-ja është ngritur në këmbë, pasi ishte zhytur në dëshpërim të thellë.
Gjithashtu ai shtoi se PD-ja nën udhëheqjen e Lulzim Bashës ishte shndërruar në shtojcë të Partisë Socialiste.
“Në mënyrën më të padenjë së fundmi PD ishte shndërruar në shtojcë të PS-së dhe freskore të saj. Rithemelimi me demosdoshmëri të madhe për hapjen e PD drejt vlerave.
Vlerat janë njerëzit që kanë ideale në radhë të parë. Njerëz të ndershëm që jetojnë me djersën e tyre.
Janë patriotë, që e kuptojnë dhe e kanë të qartë se dashuria për këtë vend është kusht elementar”, tha Berisha.