Mjeku onkolog Artan Çomo, i cili dikur ka qenë student i Sali Berishës i ka kujtuar këtij të fundit gjatë takimi në Elbasan se ai nuk i ka vënë kurrë një 10, pasi ishte tepër i rreptë.
Por mjekut duket se i ka mbetur hatri që Berisha ka vlerësuar pozitivisht Bashën dhe e bëri kryetar partie.
“Profesor, ju në shkollë keni qenë i rrept, nuk të vinit 10 kurrë. Po Lul Bashën nga e gjete që i vure 10. Unë çfarë kisha për Lul Bashën ja kam thënë Luçianos në vitin 2015, nuk e di i ka pëlqyer si ka pëlqyer, por çfarë kam pas ia kam thënë se e shikoja që nuk kishim gjë në terezi. Duhet një solidaritet përmes intelektualve pasi është një situatë e rrezikshme pasi shumë njerëz nuk e shohin të ardhmen këtu”, tha mjeku.
Nga ana tjetër Berisha ka shtuar se ajo kohë është koha të shohin për të ecur përpara.
“Ne jemi në politik sot, ne do ja dalim kësaj beteje me kushtin që çdo njeri të mendoj, çfarë duhet të bëj unë sot.
Thelbi i filozofisë së Niçes është që njeriu të tejkalojë vetveten. E ka shumë njerëzore, ja kanë interpretuar sipas qejfit supernjeriun e Niçes, por ai e ka tejkalimi i vetvetes”, tha Berisha.