Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke bërë veprime ndaj krizës ekonomike, dhe sidomos ndaj rritjes së çmimeve, por këtë po e bën në mënyrë të gabuar.
“Ata po marrin masa të përgjithshme, asnjë krizë nuk ndikon njëjtë tek të gjithë. Në mes të dikujt që shpenzon vetëm për udhëtim dhe dikush që punon p.sh bujqit, nuk është njëjte. Duhet t’i subvencionojmë sektorët kyç, qeveria nuk e bën një gjë të tillë”, ka deklaruar Molliqaj në RTV Dukagjini.
Ai ka theksuar se si PSD, “nuk jemi për heqjen shabllon të akcizës as TVSH-së, sepse shteti duhet të ketë të hyra, por nuk jemi se nuk duhet t’ia heqim asnjërit. Me ua heq bujqve është lehtë, dihet kush janë bujqit, transporti publik, dhe dihet kush është prodhues, pra shumë lehtë”.
Sipas tij, kategoria që rrezikohet më së shumti janë prodhuesit dhe ata që kanë të hyra më së paku.
“Ekskursion”, e ka quajtur vizitën e Kurtit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i PSD-së.
“Të shkoj kryeministri dhe ta bëjë një ekskursion është vetëm dëm, më mirë të mos shkoj. Në rrafshin politik është shumë keq, në rrafshin ekonomik është hajgare. Kishin me qenë takime shumë të mira këto ekonomike nëse kishin ndodhë këto tjera”