-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hamza: Kosova në krizë, PDK synon mobilizim për zgjedhjet e 7 qershorit

Kryesoret

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me asamblistët dhe kandidatët për kuvende komunale të partisë, ku ka folur për situatën aktuale në vend dhe zgjedhjet e ardhshme.

Hamza tha se qytetarët po përballen me vështirësi të shumta ekonomike dhe sociale, duke theksuar rritjen e kostos së jetesës dhe largimin e të rinjve.

“Qytetarët po përballen me çmime të larta, paga që nuk mjaftojnë dhe pasiguri për të ardhmen. Më e dhimbshmja është largimi i të rinjve, sepse nuk po e shohin perspektivën në Kosovë”, u shpreh Hamza.

Ai u bëri thirrje strukturave të PDK-së për mobilizim të plotë deri më 7 qershor, duke theksuar se ndryshimi, sipas tij, vjen nga terreni dhe kontakti me qytetarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit