Presioni i SHBA dhe BE-së duket se ka dhënë efekt. Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov më në fund ka pranuar se po përgatitet të heqë veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut në mënyrë që Shkupi të hapë negociatat me Bashkimin Evropian edhe pse Presidenti Radev është kundër.
Sofja kërkon që gjuha maqedonase të mos përfshihet në asnjë kornizë negociuese të Shkupit me BE-në, pasi për Bullgarinë maqedonishtja është vetëm një dialekt i bullgarishtes.
Bullgaria pretendon se vetë kombi maqedonas është bullgar dhe se termi maqedonas është një krijim artificial i komunistëve jugosllavë si pasojë e Luftës së Dytë Botërore.
Nëse Bullgaria heq veton për Shkupin, edhe Shqipërisë i hapet drita jeshile për konferencën e parë ndërqeveritare.
Nëse negociatat nuk hapen në qershor, Edi Rama ka paralajmëruar se do të kërkojë ndarjen e Tiranës nga Shkupi në rrugën e integrimit.