-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç kërkon përmirësim të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Malit të Zi

Kryesoret

Serbia dhe Mali i Zi duhet t’i rikthejnë marrëdhëniet e mira të ndërsjella, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Marrëdhëniet të cilat kanë qenë të tensionuara për një kohë mjaftë të gjatë mes dy vendeve, Vuçiç tha se synon t’i riparojë, dhe se Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është ftuar të vizitojë Beogradin më 29 qershor.

“Shpresoj se mund të bëjmë shumë për njëri-tjetrin në të ardhmen, dhe t’ia lehtësojmë njëri-tjetrit këtë dimër, sepse do të jetë dimër shumë i vështirë për të dyja vendet. Le t’i rikthejmë me ngadalë marrëdhëniet dhe t’i ndërtojmë, do të thotë, të kthehemi te respekti dhe dashuria, sepse është e vështirë të kemi dikë më të afërt se njëri-tjetrin”, ka thënë ai për televizionin publik malezez.

Pyetur se a do të vizitojë zyrtarisht Podgoricën, presidenti i Serbisë u përgjigj pozitivisht. Ai tha se do ta vizitojë “qoftë privatisht, qoftë zyrtarisht”.

“Definitivisht që do të vij në Mal të Zi, qoftë privatisht qoftë zyrtarisht – kjo është çështje tjetër. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç pranoi ftesën që zyrtarisht të vizitojë Serbinë më 29 qershor, dhe është i mirëseardhur”.

“Kemi shumë tema për të biseduar dhe gjëra për të vendosur që janë në interesin tonë. Sigurisht se do të ketë gjithmonë prej atyre që nuk mendojnë se sa mirë është që dy vende të bashkëpunojnë, por si  ta ndalin, por unë nuk kam problem me këtë”, ka thënë presidenti serb.

Në anën tjetër, Dritan Abazoviç, ka relaksuar qëndrimin rreth marrëdhënieve me Serbinë. Madje ai ka thënë se “është e logjishme që vizitën e parë zyrtare si kryeministër ta nisi në Beograd”.

Megjithatë, Abazoviç në takimin e fundit me Aleksandër Vuçiç në Ohër, i ka kërkuar këtij të fundit ekstradimin e politikanit malazez, Svetozar Maroviç, për t’u përballur me drejtësinë në Mal të Zi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit