-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Frikë nga terrorizimi/ Agjentët e Mossad-it blindojnë Tiranën, motoja dhe si veprojnë

Kryesoret

Sonte në 20:45 Shqipëria do të presë ekipin e Izraelit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë për sfidën e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sikur ka ndodhur gjithmonë, sa herë jemi ndeshur me Izraelin masat e sigurisë jo vetëm kanë qenë të shumta, por thuajse ekstreme.

Snajpera nëpër tarraca, por mbi të gjitha mbahet mend stërvitja në katin e 23-të të një hoteli në Tiranë disa vite më parë për shkak të frikës.

Për këtë ndeshje Shqipëria ka vendosur në dispozicion për të garantuar sigurinë 1300 efektivë policie, por Izraeli nuk është mjaftuar me kaq.

Ekipi i futbollit është shoqëruar në Shqipëri edhe nga agjentë të shërbimit sekret, të famshëm në të gjithë botën, Mossad.

Në rrjetet sociale qarkullon edhe një foto nga stërvitja e fundit e ekipit të Izraelit para ndeshjes në Tiranë, ku pas porte shfaqen disa agjentë, por vërtetësia e saj ende nuk është konfirmuar.

Megjithatë, dyshime nuk ka qe agjentët e Mossad ndodhen në Tiranë.

Por cfarë Mossad-i?

Mossad është agjencia e zbulimit Izraelit dhe është përgjegjëse për mbledhjen dhe shqyrtimin e informacioneve, kundërterroriste, dhe operacioneve sekrete përtej kufijve izraelite.

Roli dhe funksioni i Mossadit është i ngjashëm me atë të CIA-s amerikane, dhe Shërbimit Sekret të Zbulimit britanik (MI6).

Mosadi është një nga agjencitë e zbulimit më të njohura, më të famshme dhe më efikase në botë.

Motoja e shërbimit është “ku nuk ka planifikim, populli rrëzohet, por shpëtimi vjen kur ka shumë këshillim”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit