Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku i kërkon Sali Berishës që t’i japë fund historisë me akuza që “ky është i shitur apo ai është i blerë”, referuar deklaratave të ish-kryeministrit për Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn. Për Çollakun, nëse Berisha ka fakte duhet t’i tregojë. Më pas i sjell në vëmendje rastin e Lulzim Bashës.
“Ne PD, kjo historia “ai eshte i shitur se e di une” duhet te marre fund. Kush ka fakte per kedo qe shitet e blihet duhet ti deklaroje publikisht ,faktet. Nese ka fakte ato duhen bere publike per ti sherbyer te vertetes,asnje fakt nuk duhet mbajtur per ta perdorur ne varesi te konjuktures.
Ne te kundert perfundojme si rastin kur dikush ishte “yll qe shkelqen per kryeminister” e te nesermen ne nje konjukture tjeter u shpall “peng dhe i shitur”.
Kush gezon kur deputetet PD sulmojne ne salle njeri tjetrin,kush gezon pse nga selia shpallen lista me armiq vetem pse njerezit kane mendime e qendrime te ndryshme…
duhet ta dije se ky gezim do te zgjase pak,deri atehere kur te ndare e te percare te ballfaqohemi me humbje te hidhura per te gjithe,kur te gjithe te perfundojme ne gropen qe cdo dite ia hapim njeri-tjetrit” shkruan ai.