Në 144 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë mbarëkombëtare.
“Ky kuvend historik për kombin, nëpërmjet organizmit gjithëkombëtar politik dhe luftarak, paraqet organizim kulmor për çlirimin e trojeve shqiptare dhe mbrojtjen e tyre nga çdo kërcënim dhe pretendim i vendeve fqinje”, ka thënë Osmani.
E para e shtetit pohon se kjo lidhje paraqet bashkimin e shqiptarëve.
“Kjo Lidhje parqet bashkimin më të madh të shqiptarëve pas Kuvendit të Lezhës, ndaj sot në 144 vjetorin e saj, kujtojmë me respekt ideologët e saj si: Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Sylejman Vokshi e të tjerë, të cilët arritën unitetin e faktorit shqiptar, i cili është i nevojshëm edhe sot e kësaj dite”.
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit është frymëzim i përhershëm për emancipimin tonë kombëtar, konfirmimin e orientimit tonë evropian, si dhe referencë e fuqishme në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë”.
Ndërsa, ka thënë se kjo e kujton të e kaluarën e Kosovës.
“Ngjarjet e tilla historike sikur kjo na bëjnë të reflektojmë ndaj të kaluarës sonë, duke ecur përpara dhe duke gjetur forcën njësoj sikur dikur që në funksion të mbrojtjes së kombit e atdheut, të gjithë të jemi një!”.
Të premten e 10 qershorit janë mbushur 144 vjet që kur ka filluar organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtarë pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe udhëheqësve të principatave, përk