Kryeministri Edi Rama ndodhet në Selanik në Samitin e SEECP, që po mbahet në Greqi. Ai publikoi pamjet nga nisja e samitit, ku takohet me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
“Selanik – Në samitin e SEECP (procesi i bashkëpunimit të Europës Juglindore) me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis”, shkruan Rama.
Nuk dihet nëse mes dy kryeministrave do të ketë ndonjë bisedë lidhur me cëshjet e vjetra mes dy vendeve dhe konkretisht kufirit detar.