-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafik ilaçesh nga Italia, SPAK ‘bastis’ zyrën e Edvin Priftit

Kryesoret

SPAK ka ushtruar kontrolle sërish në zyrën e kardiologut Edvin Prifti, i cili është arrestuar më parë për korrupsion.

Mësohet se Prifti dyshohet të ketë qenë pikë kontakti me mjekët në Itali e me grupin kriminal që u shkatërruar këtë të premte në kuadër të një aksioni dy-palësh.

Kontrollet në banesën e Priftit janë bërë nga SPAK, bashkë me kontrollin e disa banesave të tjera, pasi dyshohet se ai mund të kishte lidhje me këtë rrjet trafiku të barnave narkotike dhe atyre për Covid-19.

Në mesin e të hetuarve rezultojnë 3 mjekë shqiptarë të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Vladimri Peto, Aurel Vula, Ilir Broqja dhe dy biznesmenët Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj.

Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit