Mëngjesin e djeshëm një makinë policie italiane ndaloi për kontroll një automjet, në të cilin ndodhej 1 shqiptar dhe 2 italianë, të cilët nuk kishin dokumente identiteti.
Në momentin e kontrollit, shoferi ka dhënë një mbiemër të ndryshëm nga ai i itj, duke thënë se kishte harruar lejen e drejtimit në shtëpi.
Ata u dërguan në komisariatin e policisë ku u bë i mundur dhe identifikimi i tyre.
H.M, lindur në Shqipëri ishte drejtues i mjetit, dhe në të vërtetë nuk kishte pasur asnjëherë leje drejtimi dhe kishte një urdhër dëbimi nga Italia, të lëshuar nga Zyra e Mbikëqyrjes së Triestes, i cili zgjat 10 vjet dhe skadon në qershor 2024.
Në zyrë, shqiptari ka dorëzuar edhe 90 gramë kokainë që kishte në xhep.
Policia kontrolloi shtëpinë e tij në Fontanafredda.
Shqiptari u arrestua për një sërë krimesh ndërsa C.N u akuzua për trafik droge.
Agjentët konstatuan gjithashtu se makina e përdorur nga i arrestuari ishte marrë me qira nga një 40-vjeçar nga Pordenone, i cili, i thirrur në komisariat, u gjobit pasi i kishte besuar mjetin nga pakujdesia një person pa licencë.