-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Betohet Berisha: Rama bastard, që do të përmbys nga “kali”

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ditën e sotme mblodhi për herë të parë kryetarët e degëve që u zgjodhën pak muaj më parë për t’u dhënë detyrat për mobilizim kundër qeverisë. Ai tha se PD ka dy armiq dhe sulmoi Enkelejd Alibeajn.

Për momentin PD ka dy armiq, njëri është apatia e trashëguar, e indiktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj, nga pazaret e pandershme dhe të turpshme të udhëheqjes së saj, nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës.

Unë mund t’u jap juve sot vetëm një shembull. Njëri nga mbështetësit kryesorë të bashizmit, ish-kryetari i Mallakastrës është fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore. Ndaj edhe bilbilon Enkelejdi sikur i thotë Rama. Për të mos thënë probleme të tjera madhore, të bëra të qarta publikisht, të Bashës apo ndonjë tjetri.

Ky është një problem shumë serioz, sepse përgjegjësia jonë është të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje. Demokratët presin udhëheqje nga ne. Revolta zien dhe vlon” deklaroi ai.

Më pas ish-kryeministri kaloi te aksioni opozitar. Ai e quajti Edi Ramën, pinjoll bastard që fronti opozitar do ta rrëzojë nga pushteti.

Duhet të identifikojmë të gjitha grupet e interesit dhe individët. Sot jemi në situatë më të vështirë se në 1991. Atëherë kishim një regjim komunist që ishte në rrokullisje botërore. Atëherë i dhamë shtyrjen.

Sot kemi një regjim monist si në 1991, pa asnjë dallim. Edhe më monist se në 1991. Sot është kemi partinë shtet, tipar kardinal i diktaturave. Këtu ka marrë fund kushtetuta. Jemi në emergjencë kombëtare. Rama është një pinjoll, bastard i bllokmenëve hoxhistëve që u thotë shqiptarëve, se bordet janë komuniste, por janë të mira.

Por prapë, ne jemi më të fortë se kurrë, kemi 44 mijë luftëtarë që janë përgjigjur në cdo kohë. Partia shtet përmbyset me një front opozitar, kjo është jetike për ne. A do të vazhdojmë ne që të qëndrojmë vetëm me deklarata në Facebook? Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se të gjithë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit