-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LSI: Albini dhe Vjosa në anën e drejtë të historisë dhe turpi Rama

Kryesoret

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani janë në anën e drejtë të historisë, ndërsa për kryeministrin shqiptar, “është turp” që është rreshtuar në krah të Ballkanit të Hapur kundër Prishtinës.

“Albini dhe Vjosa ne anen e drejte te historise dhe turpi Rama! Loja e neveritshme e trukeve propagandistike, lobimeve te pista dhe tradhetive te njepasnjeshme dje mori goditjen, qe meritonte.

Kancelari gjerman Scholtz shume i qarte vuri pikat mbi “i” dhe njohjen e Kosoves nga Serbia dhe Procesin e Berlinit i vendosi si dy kolona parimore te panegociueshme te se tashmes dhe te ardhmes se zhvillimeve politike ne Ballkan.

Eshte sigurisht nje mjerim i madh te shohesh nje Edi Rama, qe zvarritet ne menyre poshteruese pas takave te kepuceve te Vuçiçit dhe murmurit Ballkanin e Hapur si cofetire serboruse dhe mosnjohjen e Kosoves nga Serbia si gje normale.

Eshte mjerim te shohesh kryeministrin e Shqiperise te vendoset ne anen me te erret te historise dhe kunder cdo principi.

Eshte mjerim te shohesh nje Rame, qe pengon me cdo mjet Procesin e Berlinit, qe vendos 11 miliard euro qe Ballkani te ece perpara dhe ne anen tjeter nje Ballkan te Hapur, qe vetem plaçkit e varferon ekononomine shqiptare dhe i realizon endrren Serbise qe te kete dalje ne detin Adriatik.

Eshte mjerim dhe turp historik te shohesh se si ngazellehet e jargavitet perpara Vuçiçit dhe se si vrenjtet dhe egersohet perpara Vjoses dhe Albinit.

Çdo shqiptar priste te degjonte nga Rama pikerisht ato qe Kancelari Scholtz tha per njohjen e Kosoves dhe Procesin e Berlinit, nderkohe qe Rama eshte kthyer ne nje megafon te Beogradit dhe te cdo interesi anti Kosove dhe anti Shqiperi permes Ballkanit te Hapur.

Albini dhe Vjosa te vendosur shume qarte ne parim dhe ne sherbim te interesit me te larte te Kosoves shkelqejne me paraqitjen e tyre politike dinjitoze nga Berlini ne Ëashington.

Ndersa zvarraniku, qe qeveris ne Tirane, jua shpifi te gjitheve me arrogancen idiote dhe padijen proverviale, qe perpiqet ta fshehe me vulgaritetin e brutalitetin provincial per te justifikuar qendrimin anti Kosove dhe anti Europe perqafohet dhe i ben korte pa u lodhur Vuçiçit.

Shume i trashe ne krijimin e alibive per tu larguar nga rruga drejt BE dhe per te vrapuar me ngut drejt lindjes, Edi Rama po demostrohet si kryeqeveritari me atdheshites, qe historia e Shqiperise ka pare.

Albini dhe Vjosa te vendosur per te mos bere asnje pazar me Kosoven dhe njohjen e saj kane perballe nje Rame shites kufijsh te Kosoves dhe Shqiperise.

Asnje ne Shqiperi, as ne endrren me te çartur, nuk mund te imagjinonte nje dite kaq te zymte, kur vetem per fajin e Edi Rames, Shqiperia zyrtare, e theksoj zyrtare dhe jo populli dhe opozita, eshte shume afer Serbise dhe shume larg Kosoves.

Askush nuk mund te imagjinonte qe Rama do te ishte ne krah te Serbise genocidiste ne Kosove dhe pro ruse aq sa refuzon sanksionet ndaj Rusise dhe kunder Kosoves.

Askush nuk mund te imagjinonte qe do te kishte nje Rame ne krah te Vucicit dhe Ballkanit te Hapur serbo rus dhe kunder Procesit te Berlinit, Gjermanise, Kosoves dhe BE.

Sot eshte shume e qarte se Edi Rama eshte nje vegel qorre e interesave me errta antishqiptare.

Kokefortesia e tij eshte proporcionale me kapjen e tij prej lobeve te reja dhe te vjetra me reaksionare, qe e kane asgjesimin e rolit shqiptar ne rajon nje objektiv te kahershem.

Letrat jane hapur dhe skaneri i historise ka nxjerre qarte fytyrat dhe rolin e gjithsecilit.

Nje gje eshte shume e qarte, ndrijne Albini dhe Vjosa me principialitetin dhe patriotizmin e tyre dhe nxin Edi Rama me atdheshitjen serboruse te tij.

Rruga e Shqiperise eshte vetem Perendimi dhe njohja e Kosoves objektiv primar dhe i patjetersueshem.

Shqiptaret nuk jane dhe nuk do te jene kurre Edi Rama” shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit