Një makinë tip “Benz” u hodh në erë me eksploziv mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në orën 13:35 në afërsi të TEG-ut.
Makina që drejtohej nga Aleksandër Sadikaj 27 vjeç ka shpërthyer me eksploziv teksa ishte në lëvizje. Dyshohet se shpërthimi është kryer me telekomandë.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi anti-eksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.