Një aksident i rëndë është shënuar këtë të diel në Greqi.
Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi motori me të cilin po udhëtonte doli nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në kilometrin 75 të aksit kombëtar Selanik-Ierisou.
Ndërkohë, nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar në spital.