Ish-gjyqtarja, Enkeleda Hoxha është liruar nga burgu.
Ajo është cilësuar si engjëlli mbrojtës i kriminelëve, pasi ka lënë të lirë disa nga kriminelët më të rrezikshëm të Krujës. Ajo ishte dënuar nga GJKKO me 3 vite burgim për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Ajo apeloi vendimin por ai u rrëzua ditën e djeshme.
Po ashtu për Hoxhën u dha edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Rastet e dyshimta
Hekuran Billa, i cili ishte dënuar në mungesë, me burgim të përjetshëm ne Angli për vrasjen e një 22 vjeçari dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve, në 2006. Ai u arrestua në Shqipëri në nëntor të 2007, por u la i lirë nga Hoxha, e cila bëri ulje dënimin të vazhdueshëm.
Endrit Dokle
Në janar të 2020 u lirua me kusht nga burgu Endrit Dokle i dënuar me burgim të përjetshëm dhe anëtar i bandës së Durrësit.
Genc Tafili
Në nëntor të 2017, Genci Tafili i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kreut të policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, u lirua nga gjyqtarja Hoxha, pavarësisht se ligji e parashikon që nga lirimi me kusht nuk mund të përfitojnë personat e dënuar për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, vepër për të cilën ishte dënuar dhe Tafili.Genc Tafili kreu 17 vite burg që nga arrestimi i tij në vitin 2000.
Ilir Paja
Gjyqtarja Hoxha liroi Ilir Pajën, i cili njihet nga të gjithë me nofkën “UFO”,1 vit para se dënimi i tij të përfundonte. Ilir Paja është i njohur për arratisjet nga burgjet italiane dhe gjermane.